leoni

Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

Politikanëve të Kosovës u duhen ndërmjetësues kur bisedojnë me krerët e Serbisë edhe kur negociojnë me njëri-tjetrin

Politikanëve të Kosovës u duhen ndërmjetësues edhe kur bisedojnë me krerët e Serbisë edhe kur nuk arrijnë të merren vesh njëri me tjetrin. Këta politikanë gjysmakë, servilë, frikacakë dhe të papërgjegjshëm, nuk e durojnë njëri- tjetrin, por pajtohen që dikush tjetër të vendos për mosmarrëveshjet e tyre,  apo ujditë për ta ndarë pushtetin, sikur po ndodh  për më shumë se tre muaj mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kërkesa që ngërçin politik ta zgjidhin ambasadorët e vendeve të Quintit, apo zyra e Bashkimit Evropian, apo përfundimisht ambasadori Kosnett,  sikur e kishte zgjidhur  dikur e në një kohë kryetaren e  Kosovës përmes  një zarfi,  ish ambasadori Kris Dell, një gjendje e tillë  gjendje rezignuese,  në vetvete është pranim i paaftësisë për të vendosur dhe  ka të bëjë me mosbesimin ndaj njëri tjetrit, ka të bëjë me frikën e mashtrimit nga njëri tjetri, ka të bëjnë me mungesën elementare të burrërisë, seriozitetit e vendosmërisë… (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …