Ambasadorët e Quintit: Ne nuk mbështesin asnjë subjekt të veçantë politik në negociatat e tyre

Ambasadorët e Quintit: Ne nuk mbështesin asnjë subjekt të veçantë politik në negociatat e tyre

Ambasadorët e shteteve të Quintit, në një deklaratë të përbashkët, kanë bërë të ditur se nuk mbështesin asnjë subjekt apo kandidat të veçantë në negociatat politike që po zhvillohen ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së dhe se nuk janë duke ndërmjetësuar në këtë çështje. “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit, dhe për vetë vendin, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovë.  Ne i trimërojmë të gjithë aktorët politikë,  që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës së ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe në bisedimet Kosovë-Serbi është thënë sa e sa herë se BE-ja vetëm lehtësin dialogun dhe nuk është ndërmjetësues.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …