Brickos

Autoritetet gjermane kanë dëbuar 806 shqiptarë, të cilëve ua kanë mohuar kërkesat për azil

Autoritetet gjermane kanë dëbuar 806 shqiptarë, të cilëve ua kanë mohuar kërkesat për azil

Shtypi gjerman bën të ditur se që nga fillimi i vitit, nga Gjermania janë deportuar rreth 3.400 shqiptarë etnikë nga një total prej 55 mijë, sa kërkuan azil në Gjermani, gjatë vitit të kaluar.  Shqiptarët janë  të dytët, menjëherë pas sirianëve, që kërkojnë  azil. Gjermania e konsideron Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vende të sigurta ku ka pak gjasa, që individët të jenë persekutuar për shkak të të cilave do të ishte e arsyeshme për të marrë azil në Europën Perëndimore. Shqipëria përbën 5 për qind të të gjithë azilkërkuesve në vitin 2015, e përkthyer në shifra, plot 65 935 kërkesa për azil, bën me dije Eurostat. Gjermania është vendi më i kërkuar nga azilkërkuesit shqiptarë, e ndjekur nga Franca dhe Suedia.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …