Prindërit e “Cambridge Kids”: Të gjithë ne jemi në marrëdhënie pune dhe mbyllja e kopshtit e vështirëson jetën tonë të përditshme

Prindërit e “Cambridge Kids”: Të gjithë ne jemi në marrëdhënie pune dhe mbyllja e kopshtit e vështirëson jetën tonë të përditshme

Ne prindërit e “Cambridge Kids” që në masë jemi mbi 80 përqind e gjithë prindërve të kopshtit, duam që bashkërisht të reagojmë në lidhje me publikimet e fundit në media. Është publikuar një video ku shihet një edukatore teksa kryen një veprim të cilin ne të gjithë e dënojmë ashpër. Ne si prindër jemi kundër mbylljes së kopshtit sepse fëmijët tanë tashmë janë sistemuar dhe janë të lumtur brenda ambienteve të këtij kopshti.

Të gjithë ne jemi në marrëdhënie pune dhe mbyllja e kopshtit e vështirëson jetën tonë të përditshme. Pas rastit kopshti na ka ftuar në takim dhe jemi njoftuar rreth detajeve dhe masave që janë ndërmarrë, ne si prindër kemi dhënë sugjerime shtesë për kopshtin të cilat ata i kanë pranuar në tërësi. Kur kemi ardhur në kopsht ne kemi qenë në dijeni se kopshti është në proces të përpilimit të dokumentacionit për licencim dhe duke i parë kushtet ideale që ka, kemi vendosur ti sjellim fëmijët tanë dhe jemi shumë të kënaqur me trajtimin e tyre.

Një edukatore të cilën në asnjë rast nuk e arsyetojmë nuk e pasqyron punën e mrekullueshme të gjithë stafit tjetër. Ne si prindër e lutim përzemërsisht Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të ketë parasysh faktin që fëmijët tanë duhet të vazhdojnë kopshtin dhe se ne si prindër të poshtëshënuar jemi të kënaqur me punën e stafit. Fëmijët tanë nuk mund ti vendosim në kopshte tjera përderisa ata janë sistemuar dhe janë përshtatur aq mirë në kopshtin në të cilin janë. Ne jemi të mendimit që fëmijët të vazhdojmë ti dërgojmë në kopsht ndërkohë që kopshti vazhdon me procedurat e licencimit.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …