Ministri Mustafa premton përkrahje për agrobizneset vendore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me disa nga prioritetet e ministrisë në kuadër të programeve mbështetëse për agrobizneset për vitin 2020. Ministri Mustafa, ka treguar se MBPZhR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve. Ai i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj ode dhe ka konfirmuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve. Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Po ashtu, ai e ka njoftuar ministrin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e agrobizneseve në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …