Hashim Thaci

Thaçi: Dua të shpresoj që ky vit mund të jetë viti i arritjes së marrëveshjes paqësore mes  Kosovës dhe Serbisë

Kryetari, Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson se 2020 do të jetë viti i marrëveshjes paqësore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që ka vullnet që të diskutohet kjo mundësi edhe në Prishtinë edhe në Beograd. Por këtë rast të një fokusi të jashtëzakonshëm të presidentit Trump dhe administratës së SHBA’së duhet ta shfrytëzojmë dhe ta ruajmë, në mënyrë që të mos humbasim dekada derisa ta rikthejmë edhe një herë këtë vëmendje dhe interesim të sinqertë dhe shumë të vendosur të lidershipit të presidentit Trump dhe administratës së SHBA’së. Sepse nëse mbesim me adresë kah Brukseli rreth këtij procesi, atëherë do të humbim jo vite, por dekada dhe do të mbesim një vend i izoluar. Por dua të shpresoj që do të jetë një proces i koordinuar mes Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …