Berat Rrukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka alarmuar në lidhje me mundësinë e largimit të investitori serioz nga Kosova. Përmes një postimi në rrjetin social, Rukiqi i ka bërë thirrje qeverisë Kurti që të ndërmerr veprime në reformimin e OSHP-së, pasi, mund sjell deri në largimin e investitorëve. Madje, kryetari ka bërë edhe një listë të arsyeve se përse duhet që të reformohet ky organ: është bërë simbol i vendimeve të padrejta për bizneset. Këto vendime po dëmtojnë me miliona euro buxhetin e vendit, shume me shume se numri i madh i ministrive; këto vendime po forcojnë monopole te kompanive ne fusha te ndryshme te prokurimit publik; një vendim i javëve te fundit nga ky organ, ka gjasa ta largoj se paku një investitor serioz që prodhon ne Kosove dhe te dekurajoj edhe shume te tjerë” tha ndër tjera ai.
