Maqedonia ka kthyer në Greqi 700 refugjatë në mesin e tyre edhe 28 gazetarë dhe reporterë të huaj

Maqedonia ka kthyer në Greqi 700 refugjatë në mesin e tyre edhe 28 gazetarë dhe reporterë të huaj

Autoritetet e Maqedonisë kanë  kthyer në Greqi, 700 refugjatë në mesin e tyre edhe 28 gazetarë dhe fotografë të huaj. Ata  janë ndaluar nga policia maqedonase për kalim të paligjshëm të kufirit së bashku me një grup të madh refugjatësh. Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti  bën me dije se ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, Aktualisht gazetarët ndodhen në rajonin e policisë, dhe grupi më i madh prej rreth 700 refugjatëve janë kthyer në territorin grek. Refugjatët janë përpjekur për të kaluar lumin Konjska, që sipas burimeve greke, aktivistët e OJQ-ve greke i kanë drejtuar në këtë vend për të kaluar ilegalisht kufirin maqedonas në afërsi të një fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj godet ashpër Glauk Konjufcën për paraqitjen në OKB: Kosova e poshtëruar, marre!

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të …