Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Rexhep Selimi: Amerika nuk duhet të rreshtohet në anën e Serbisë, kundër Kosovës, për shkak të taksës

Përderisa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 ka treguar se Grenell e ka paralajmëruar për masën e sanksioneve të SHBA-ve nëpërmjet fondit MMC, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në koalicion qeveritar me LDK-së  ka deklaruar se nuk ka ftohje të raporteve të Kosovës me Amerikën. Ai madje, i ka thënë se Shtetet e Bashkuara  se nuk duhet të rreshtohen në anën e Serbisë, dhe  nuk do të lejohet ftohje e raporteve ndërmjet dy vendeve. Deklarimet e tilla, ka thënë se janë vetëm retorikë e opozitës, thotë Selimi, pa përmendut qëndrimin e gjysmë së pozitës, qëndrimin zyrtar të LDK-së. Selimi shprehet i bindur  se Amerika nuk do të rreshtohet në anën e Serbisë,  kundër Kosovës, për shkak të taksës. Pavarësisht qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara, Selimi fajin për krejt këtë e gjen te opizita dhe te kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …