Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH: Shteti duhet t’i gjejnë dhe t’i testojnë të gjithë personat e dyshuar si të infektuar me Coronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka porositur të gjitha shtetet që t’i gjejnë dhe t’i testojnë të gjithë personat e dyshuar si të infektuar me Coronavirus. “Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e transmisionit. Secili rast që e gjejmë dhe e trajtojmë e kufizon zgjerimin e sëmundjes Ju nuk mund të luftoni me një virus, nëse nuk e dini se ku ndodhet”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom. Zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë thënë se po punohet në mënyrë intensive për krijimin e vaksinën kundër koronavirusit por deri atëherë qytetarët dhe institucionet shtetërore duhet të jenë të angazhuar maksimalisht në ndërmarrjen e masave dhe të parandalimit dhe mos përhapjes së këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …