Sot ka ndërruar jetë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Nehat Shala nga nga Kishnareka e Drenasit. Lajmin e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Ai ka thënë se Shala ishte dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit. Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
