Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK bashkë me minoritetet. Ai thotë se LDK nuk u fut në qeveri si qiraxhi, por si zot shpie që bashkë me LVV-në të punojë për të mirën e vendit. Hoti u shpreh se pengesa kryesore e kësaj qeveri ishte heqja dorë e Kurtit për të marrë përgjegjësinë për dialogun. “Për ne është e papranueshme qasja neglizhente e prishjeve së raporteve me SHBA nga ana e partnerit qeverisës”, tha ai.  Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se largimi i një investitori të madh amerikan nga Kosova u festua nga partneri qeverisës. Sipas tij me shkarkimin e ministrit Veliu, LDK u bind se Kurti po kërkonte shkarkimin e tij nga qeveria. “Edhe pas shkarkimit të Veliut, ai vendosi ushtrues detyre zëvendësministrin e LVV-së në vend të atij të LDK-së për të pasur shumicën në qeveri në mënyrë që të merrte vendime pa miratimin e LDK-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …