Britania e Madhe ka regjistruar sot edhe 563 vdekje nga coronavirusi

Britania e Madhe ka regjistruar sot edhe 563 vdekje nga coronavirusi

Britania e Madhe ka regjistruar sot  edhe 563 vdekje të coronavirusit, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani në krizën shkatërruese nga COVID-19. Me këtë numër të të vdekurve, sipas medieve britanike, numri i përgjithshëm shkon në 2,352. Veç kësaj, bëhet e ditur se 29.474 njerëz deri tani kanë dalë pozitivë për COVID-19. Me këto të dhëna, Mbretëria e Bashkuar është kombi i pestë i goditur më shumë në Evropë dhe i teti në botë. Por, madhësia e vërtetë e shpërthimit mbetet një mister për shkak të politikës së diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar, për të testuar vetëm pacientët në spital – dhe jo dhjetëra mijëra britanikë me simptoma më të buta që po shërohen në shtëpitë e tyre.  Statistikat e veçanta të botuara dje sugjeruan se numri i vërtetë i vdekjeve është 24 për qind më i lartë se sa besohet kur përfshihen vdekjet jashtë spitaleve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …