Kryetari Thaçi e falënderon kryetarin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e ofruar Kosovës në këtë kohë të vështirë

Kryetari Thaçi e falënderon Erdoganin dhe popullin turk për ndihmën e ofruar Kosovës në këtë kohë të vështirë

Kosova sot do të pranojë një donacion prej ndihmash mjekësore nga Turqia. E në lidhje me këtë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka falënderuar homologun e tij turk Erdogan. Me anë të një postimi në rrjetin social, Thaçi ka thënë se është mirënjohës Turqisë për ndihmën në këtë kohë të vështirë. “Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …