mediat

KPM përcjellë me shqetësim çështjet e ngritura lidhur me kërcënimet dhe linçimet e disa gazetarëve

KPM konsideron se këto kërcënime dhe sulme paraqesin njëkohësisht edhe sulm ndaj lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në përgjithësi, prandaj, sjellje të tilla nga individë të caktuar janë të papranueshme në një shtet të lirë dhe demokratik, të cilin e synojmë.

Gazetarët dhe mediat në përgjithësi, janë duke luajtur rol shumë të rëndësishëm, sidomos në këtë situatë të rëndë të shëndetit publik, ku edhe vendi ynë po ballafaqohet seriozisht në këtë kohë të pandemisë globale me Covid-19. KPM ua rikujton të gjithë akterëve në vend, se mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet institucional, kushtetues dhe ligjor, e që është mbrojtja e lirisë e shprehjes, shumëllojshmërisë së mendimit, qasjen në informata për gazetarë dhe publikun, inkurajimin e profesionalizmin në radhët e gazetarëve, menaxherëve dhe pronarëve të mediave.

Prandaj KPM konsideron se, për parandalimin e ngjarjeve të tilla, nevojiten veprime me kohë nga ana e institucioneve përgjegjëse, duke krijuar ambient të sigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarisë.

Njëkohësisht, KPM fton mediat e licencuara dhe të gjithë gazetarët, që të raportojnë duke respektuar parimet etike dhe duke vepruar në pajtueshmëri me Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …