Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, i cili po pretendon se Richard Grenell është përfshirë në nxitjen votave që e rrëzuan qeverinë e tij. “Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar një sulm të ashpër ndaj drejtorit të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për të ndihmuar në rrëzimin e ish-qeverisë së tij me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trump.” është thënë në këtë artikull. Po ashtu,  në këtë artikull thuhet që Kurti ka akuzuar Grenellin  se ai ishte i interesuar vetëm për marrjen e një nënshkrimin për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe nuk i interesonte përmbajtja e marrëveshjes. “The Guardian” në këtë artikull ka përmendur edhe Presidentin Thaçi për të cilin thuhet që ka qenë më pranues në propozimet që janë bërë nga SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …