Kursehen mijëra euro nga krasitja e drurëve

Komuna e Ferizajt filloi sot krasitjen e drurëve dekorativë, një veprim ky rutinor i pranverës. Por ngjarja ka marrë kuptim të ri, pasi krasitja sivjet do të bëhet falas, duke ia kursyer arkës së Komunës deri 5 mijë euro.

Nxënës të klasës së XII të shkollës së mesme të lartë të agrobiznesit dhe teknologjisë, të profilit të pemëtarisë, i janë bashkuar sivjet krasitjes së drurëve dekorativë, duke e shfrytëzuar një mundësi të mirë që ta zbatojnë në praktikë mësimin teorik. Mësimdhënësi i kësaj shkolle, Sabri Braha, bëri të ditur se përveç minipemishtes  dhe serrës në oborrin e shkollës, nxënësit e agrobiznesit dhe teknologjisë e zbatojnë mësimin praktik edhe në një sipërfaqe prej afro një hektari në fshatin Kosinë, të cilën ia kishte dhuruar Kuvendi i Komunës para disa viteve shkollës së atëhershme të bujqësisë.

Udhëheqësi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Ismet Vranovci, falënderoi kompaninë “Besa”, e cila sivjet i ka ofruar Komunës falas mjetet dhe disa punëtorë për krasitjen e drurëve dekorativë në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …