Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen pas izolimit dy mujor për shkak të pandemisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen pas izolimit prej më shumë se dy muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se masat tashmë as s’po respektohen nga qytetarët e as nuk mund të zbatohen nga policia e inspektorët. Ka rekomanduar rishikimin e tyre. Ahmeti ka thënë se rihapja graduale e çerdheve dhe shkollave duhet të jetë në mesin e fokusit të masave. Sipas tij, duhet të veprohet edhe për rregullat për hapësirat e mbyllura, posaçërisht në gastronomi e të hiqen oraret e lëvizjes. Kryetari Ahmeti ka thënë se duhet të hiqet edhe karantinimi e të hapen kufijtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …