Biserko

Ndarja e Kosovës është i vetmi opsion që ka Beogradi për më shumë se tri dekada, ka thënë Sonja Biserko

Ndarja e Kosovës është i vetmi opsion që ka Beogradi për më shumë se tri dekada, ka thënë Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, derisa e ka komentuar për gazetën serbe “Danas” deklaratën e kryetarit serb se “ndarjen apo shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e ka dëgjuar prej medieve”. Analisti Dushan Janjiq ka thënë  se “Vuçiqi vetë e kishte përmendur idenë e korrigjimit të kufijve gjatë 2017-s dhe 2018-s. Kjo gjë kishte shkaktuar konflikt të brendshëm në Serbi, midis Vuçiqit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile”.  Sonja Biserko deklaron se Marrëveshja e Brukselit kishte stagnuar në momentin e interpretimit rreth Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Beogradi atë e interpretonte si status të ngjashëm me atë të Republikës Serbe të Bosnjës.  Vuçiq në qershor të vitit të kaluar pati deklaruar: ‘Unë jam për korrigjim kufijsh dhe nuk turpërohem për këtë gjë, por serbët janë kundër dhe unë e kuptoj porosinë e popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …