Familja Hajzeri ka dhuruar 400 euro donacion për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt

Familja Hajzeri ka dhuruar 400 euro donacion për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Në emër të familjes donacionin e dorëzoi doktori, Rushit Hajzeri. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e ka falënderuar familjen Hajzeri për përkrahjen dhënë komunës në këtë situatë. Kryetari Jashari ka thënë se ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …