Organizata radikale e majtë, ANTIFA, në Amerikë akuzohet si përgjegjësi kryesor për dhunën në disa qytete

Organizata radikale e  krahut të majtë, ANTIFA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akuzohet si përgjegjësi kryesor për dhunën në disa qytete. Grupi është i njohur për shkatërrimin e pronës private dhe sulme me koktej molotovi. Presidenti amerikan i akuzoi drejtpërdrejt ata për nxitje të dhunës nën pretekstin e protestës për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd. “Është ANTIFA, e majta radikale. Mos i fajësoni të tjerët”, ka thënë kryetari i Amerikës,  Donald Trump. Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr tha sot se “zërat e protestës paqësore po rrëmbehen nga elementë radikalë”. “Grupet radikale dhe agjentët e jashtëm po shfrytëzojnë situatën për të realizuar programin e tyre të veçantë dhe të dhunshëm”, tha ai. Protestat e së premtes në Minneapolis dhe në shumë qytete të tjera të mëdha filluan me vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis të hënën. Por në shumë vende, këto protesta u kthyen në protesta të dhunshme dhe qyteti i Minesota është më i prekuri.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …