Grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ mbajti kampin ekologjik, ‘Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët’

Dr.Jennifer Caldwell: Ndërhyrja e hershme është thelbësore në zhvillimin e fëmijëve dhe në çrregullimet e sjelljes e zhvillimit

Më 2 Qershor në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare të Fëmijëve Dr.Jennifer Caldwell, themeluesja e Institutit Kosovar të Ergoterapisë (INKET) theksoi se diagnostifikimi dhe ndërhyrja e hershme është thelbësore në zhvillimin e fëmijëve dhe në çrregullimet e sjelljes e zhvillimit. Gjatë prezantimit të saj online, ajo theksoi se kjo bazohet në pikëpamjet se me diagnostifikimin e hershëm, rezultati është përmirësuar në disa çrregullime, si dhe ekziston mundësia që të përmirësohet cilësia e jetës për fëmijët dhe familjet. Ekzistojnë gjithashtu prova që sugjerojnë se ndërhyrja e hershme është e dobishme. Prandaj INKET ka bashkuar një paketë vlerësimesh për zhvillimin e fëmijëve për përdorim tek fëmijët 2 – 18 vjeç. Këtë vlerësim INKET planifikon ta pilotojë në kopshte. Nëse prindërit, kopshtet ose mësuesit janë të interesuar, ju lutemi kontaktoni [email protected] për informacion dhe fotografi.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …