Veliu: Sveçla me shokë gjatë qëndrimit të tij në MPB i ka lenë qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente personale

Agim Veliu: Jam rikthyer në punë për ta vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në Qeveri

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se është rikthyer në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës. Ai ka theksuar se mbetet i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën. Mbetem fuqishëm i vendosur në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurt, për luftë pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Veliu ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, por që më pas ishte shkarkuar nga ish-kryeministri, Albin Kurti sepse gjoja ai përkrahte kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …