KK i Malishevës del me Deklaratë, Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër

Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e IV të rregullt del me Deklaratë për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaratën në emër të grupeve të Këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës e lexoi, Sylë Dukolli, nga Nisma Social Demokrate.

“Ne anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas shpalljes së Pavarësisë së sajë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë dhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe. Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime”, përfundon deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …