KMDLNJ

KMDLNj apelon publikisht të gjithë deputetët që ta votojnë ligjin antiCOVID-19 sepse është për të mirën e qytetarëve

KMDLNj u ka bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake e të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve, që të votojnë ligjin antiCOVID-19, duke thënë se është momenti i fundit të veprohet në të mirën për qytetarin. Votimi i ligjit antiCOVID-19 ishte iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, por për shkak të mospajtimeve politike, ai u bllokua duke ndikuar në jetën dhe shëndetin e qytetarit. E kjo ka shtyrë KMDLNj-në që t’iu drejtohet me thirrje të veçantë legjislativit për miratimin e tij sa më të shpejtë të këtij ligji, në kohën kur numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rritje.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …