Zjarrfikësit e Kosovës kërkojnë nga institucionet shtetrore që t'i kryejnë obligimet financiare ndaj tyre

Zjarrfikësit e Kosovës kërkojnë nga institucionet shtetrore që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj tyre

Zjarrfikësit e Kosovës përmes një letër të hapur drejtuar krerëve të institucioneve shtetërore, kanë kërkuar që në rishikim të buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit qendror dhe lokal, ministrive përkatëse, deputetëve të bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që  të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, të krijoni kushte normale dhe t’i kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës. Zjarrfikësit tutje të indinjuar kanë kërkuar që të mos i quajnë heronj por që të kryejnë obligimet financiare. “Shërbimi zjarrfikjes dhe shpetimit meriton tretman tjeter, misioni i zjarrfiksëve eshte shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qellimin e themelimit. Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfiksëve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju”, thuhet në mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

Apeli rrëzon aktgjykimin: Agim Çeku dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së shpallen të pafajshëm në rastin e veteranëve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka liruar nga akuzat ish-kryeministrin dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare …