Faton Topalli

Faton Topalli: Marsi e prilli i vitit 1981 i vunë themelet e Republikës së Kosovës

26 Marsi i vitit 1981 përbën një kthesë të madhe në Lëvizjen Kombëtare për Pavarësi. Sot duhet të ndihen krenar të gjithë ata që me gjak, djerse dhe shumë vite burg kontribuuan në jetësimin e Republikës së Kosovë. Lufta për Sovranitet politik ekonomik dhe territorial vazhdon. Nuk ka dyshim që 26 Marsi i vitit 1981 bëri një kthesë historike në Lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës.  Këto ngjarje jo vetëm që krijojnë një moment kualitativ në rritjen e rezistencës ndaj pushtetit jugosllav dhe pushtetit serb mbi Kosovën, por ato shënojnë edhe fillimin e shkatërrimit të Jugosllavisë e cila po i mbante padrejtësisht të pushtuar dhe po i trajtonte si jo të barabartë shqiptarët. Me 26 Mars të vitit 1981 student, punëtorë, të rinj dhe qytetarë të tjerë  ia mësyn rrugëve të Prishtinës dhe më pas shumicës së qyteteve të Kosovës  për të kërkuar që Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi tu njihej statusi i Republikës. Kërkesa për Republikë synonte arritjen e pavarësisë politike, ekonomike dhe territoriale për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera në Jugosllavi.

Në këtë  kohë shqiptarët në Federatën Jugosllave, pas serbeve dhe kroatëve ishin të tretit për nga numri i popullsisë, por i vetmi komb i cili nuk kishte republikën e tij. Përkundrazi ata ishin të ndarë brenda tri republikave për tu shtypur dhe sunduar më lehtë. Dihet që këto ngjarje u shtypën me dhunë, por ato përhapën edhe më shumë farën e lirisë. Ato bënë që i gjithë spektri i Lëvizjes Ilegale të bashkohej me një platformë politike për Republikë  e cila u kurorëzua me 17 Mars 1982 kur me nënshkrimet e Abdullah Prapashticës, Sabri Novoselles, Osman Osmanit, Xhafer Durmishit , Faton Topallit dhe disa muaj më vonë edhe të  Xhafer Shatrit (në prezencën edhe të Hasan Malës) u krijua Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare ne Jugosllavi, e cila më vonë ndryshoi emrin në Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. LPRK, më vonë LPK ishte pastaj gurë themeli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çuditërisht, edhe pse shumica e historianëve, analistëve, gazetarëve të brendshëm dhe të jashtëm i shikojnë këto ngjarje si përcaktuese për zhvillimet pozitive për shqiptarët gjatë 35 viteve të fundit, ka pasur vazhdimisht zëra që janë përpjekur për ta minimizuar rolin e tyre e madje për ti paraqitur si ngjarje të organizuara nga Beogradi. Kështu kolaboratorët shqiptarë që ishin pjesë e pushtetit serb ne Kosovë, mes tyre edhe Azem Vllasi u përpoqën t’i paraqisnin ato si ngjarje të organizuara nga Rusia, Evropa perëndimore, Amerika, apo edhe Shqipëria, ndërsa pati edhe ndonjë zë të vetmuar që organizimin e tyre ia atribuonin Serbisë, bile bile edhe Bullgarisë. Fakt është që shumica e protagonistëve të këtyre ngjarjeve jetojnë.  Tashmë nuk ka mbetur asgjë pa u ndriçuar. Dihet cila ishte platforma politike për këtë lëvizje, dihet si filluan dhe si përfunduan. E vetmja gjë që mbetet për tu analizuar janë përpjekjet e atyre që dëshirojnë që këtyre ngjarjeve tu vihet një hije e zezë dhe të konstatohet se cilave interesa u shërbejnë përpjekjet e tyre. Abdullah Prapashtica ishte një prej protagonistëve kryesor të këtyre ngjarjeve. Pati shumë përpjekje që duke njollosur emrin e tij ti vihej hije e zezë këtyre ngjarjeve. Prapashtica asokohe ishte njëri prej pak shqiptareve të Kosovës që punonte ne Sigurimin Shtetëror, ndërsa Skender Ibishi në Ushtrinë jugosllave dhe i ishin bashkangjitur Lëvizjes Ilegale.  Në historinë e popullit shqiptar ka pak figura historike që kishin bërë diçka të tillë dhe mes tyre, pa dashur dhe pa pretenduar të bëj baraspeshë në merita dhe peshë historike, mund të përmend disa personalitete që mbanin poste të rëndësishme në pushtetin Otoman, por që i  ishin bashkangjitur Lëvizjes Kombëtare dhe ishin vënë në ballë të sajë.

Deri më sot askujt nuk i ka shkuar mendja për ti njollosur ata se kanë bërë veprime në shërbim të pushtetit Otoman. Për të gjithë ata që nuk e dinë, vëllau i Abdullah Prapashticës, Adem Prapashtica bashkë mes shumë shokë e shoqe të Abdullahut  u dënuan deri më 14 vite burg. Ademi nga 11 vjet sa ishte dënuar mbajti 8 prej tyre dhe prej 8 vitesh burg 5 vite i kaloi në vetmi. Abdullah Prapashtica ishte pjesëtarë i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës dhe Ndihmësministër në Qeverinë e Përkohshme. Unë jam krenar që një pjesë të rrugëtimit për liri e kam bërë krah tij. Sot me 26 Mars të vitit 2016, nuk mund të mos vlerësohen dhe përkujtohen të gjithë ata të cilët me jetën e tyre, duke i vënë gjokset e tyre para tankeve serbe dhanë kontributin e tyre për ngjarjet e vitit 1981. Në qindra procese politike u dënuan mijëra shqiptar dhe mbajtën qindra vite burg vetëm se kishin kërkuar drejtësi dhe barazi për shqiptarët në Jugosllavi. Mes tyre dua të veçoj të burgosurin dhe shokun tim Afrim Abazi, i nga Ferizaj i  cili mori dënimin kapital me vdekje, pa gjyq, te cilin pushteti serb e hodhi nga kati i pestë i ndërtesës së policisë në Ferizaj. Afrim Abazi është i vetmi i burgosur politik i dënuar me vdekje dhe pa gjyq. Vrasësit e tij enden të lirë dhe nuk janë hedhur as sot para gjyqit.  Sot duhet të ndihen krenarë të gjithë ata që me aktivitetet e tyre qoftë organizative, qoftë politike, qoftë përmes pjesëmarrjes në demonstrate kontribuuan që Republika e Kosovës të kthehet në realitet. Dhe ata nuk janë pak, janë me dhjetëra mijëra. Një pjesë e tyre po vazhdojnë në mënyrë aktive ndërtimin e Republikës, sovranitetin ekonomik, politik dhe territorial të saj.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …