Mijëra serbë kanë marshuar përgjatë rrugëve të Beogradit kundër NATO-s dhe në përkrahje të Rusisë

Mijëra serbë kanë marshuar përgjatë rrugëve të Beogradit  për të shprehur zemërimin ndaj marrëveshjes që Serbia e ka nënshkruar me NATO-në në shkurt të këtij viti, marrëveshje e cila trupave të NATO-së i garanton imunitet diplomatik dhe liri të lëvizjes përgjatë tërë Serbisë. Trupat e NATO-së kanë shprehur gatishmërinë për të siguruar paqe dhe stabiliteti në rajon, transmeton lajmi.net. Protestuesit pro-rus mbanin flamuj të Rusisë dhe Serbisë, e gjithashtu edhe parulla të presidentit rus, Vladimir Putin, duke bërtitur slogane kundër Serbisë që po bashkëpunon me Perëndimin. Sa i përket numrit të pjesëmarrësve në protestë, autoritetet kanë thënë se kanë qenë rreth 6,000 protestues, përderisa organizatorët kanë deklaruar se kanë qenë mbi 20.000.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …