Ambasadori Orlando u bën thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore

Ambasadori Orlando u bën thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore në kohën kur pandemia COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe. “Përderisa Coronavirus po përhapet me shpejtësi në Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të keqe në Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave. Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka shkruar Orlando.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti pas takimit në Presidencë: “Unë nuk thërras seancë”

Kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar para mediave pas …