AAK-së iu bashkuan 52 femra të profileve e të profesioneve të ndryshme

AAK-së iu bashkuan 52 femra të profileve e të profesioneve të ndryshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se kësaj partie, sot iu kanë bashkuar 52 gra të profesioneve të ndryshme dhe nga të gjitha pjesët e Kosovës,  shumë prej tyre me shkollim superior dhe deri më sot të paangazhuara politikisht. Në pritjen që u është organizuar në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë, lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se forcimi i AAK-së me anëtarë të rinj, është një tregues i vlerësimit të opozitarizmit që po bën kjo parti, si dhe politikave të qarta në interes të qytetarit, pavarësisht bindjeve politike. Në arsyetimin e të sapoaderuarave në AAK-ja , shumë nga zonjat që prej sot janë bërë pjesë e këtij subjekti politik, thanë se AAK-ja po shndërrohet në një adresë serioze politike në vend dhe konsistenca e saj në mbrojtjen e çështjeve që janë të drejta, kanë ndikuar që ato të përcaktohen për këtë platformë politike.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …