Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Shtatorja e Fadil Vokrrit larg shtatoreve kitch në Kosovë

Kitchi ose anti-arti përkatësisht antiskulptura ka mbushur hapësirat tona në Kosovë. Ndoshta më herët ishte mungesa e kritikës, mungesa e konkurseve dhe mos serioziteti i komisioneve përzgjedhësë së bucetave të mirëfillta. Kjo tragjikomedi ka pushtuar hapësirat publike, parqet dhe skutat. Disa kopjojnë Aguste Rodin, skulpturën e shekullit XIX e cila theu rregullat akademike, me një impresionizëm vizionar të kohës e që na ktheu lehtësisht te Mikellanxhello. Ai ndjeu revoltë dhe jo ndonjë revulucion, ndonëse skulptura i përmban të dyjat, porse e para shprehë atë madhështinë personale shpirtërore artistike. Fatëkeqësisht Rodin edhe sot përdoret si strehë dhe ombrellë për skulptorët shqiptarë dhe kosovarë, sidomos të parët të prekur dhe ndikuar nga soc-realizmi, derisa të dytët nga soc-realizmi dhe arti modern më pranë Evropës.

Më së shumti është abuzuar me figurën e heroit tonë legjendar Adem Jashari, të cilën as që mund ta njohësh në skulpturë, as ta identifikosh formën teksturore apo frakturore. Është abuzuar me përmasat e gjymtyrëve të trupit, saktësisht me gabimet amatoreskte proporcionale shkollore. Andaj, kjo është për të ardh keq. Jo veç me Jasharin u abuzua edhe me figura të shquara historike dhe kjo dhimbje po na përcjellë me jetëgjatësinë e këtyre shtatoreve të cilat po qëndrojnë ende stoike nëpër sheshet publike. Skulptorët janë munduar t’i veshin me plastikën e Rodin-it. Unë këtë e shohë si një varrezë masive që ju bë heronjëve tonë dhe përdhosi vlerat dhe meritat e tyre. Reagova përmes shkrimeve të mija kritike dhe kritika u respektua si pozitive duke eleminuar këtë groteskë.

Janë për t’u lavdëruar skulptorët e rinjë të cilët çdo ditë po dëshmojnë vlera në skulpturë. Rasti i fundit me shtatoren e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Vokrri në skulpturën fituese të Agron B. Blakcorit shfaqet i ri në moshë, me uniformë sportive, me topin duke dribluar me këmbën e djathtë. Kjo skulpturë është ende në proces dhe në dukje të parë shprehë përgjegjësi profesionale me një përvojë fizike të trupit dhe hapësirës. Puna e skulptorit hulumton karakterin, ngjashmërinë e madhe të mimikës, syve dhe shpirtit. Fotografitë mbrapa shtatorës së eskpozuar shpalosin atë hulumtimin profesional të skulptorit mbi karakterin e Vokrrit në pozita të ndryshme, gjithnjë duke u kujdesur për tonet e gjysmëtonet, linjat dhe detajet e holla të syve, hundës, ballit dhe  mjekrrës.

Kjo vepër monumentale e modeluar e skalitur me shpirt, tregon origjinalitetin plastik dhe shpirtëror të lengjendës Vokrri. Nëse e vështrojmë nga 360 pika pamjeje skulpturën, vërejmë kompozicionin, dimensionet, ritmet formale, organizimin me marrëdhënien estetiko-historike deri te detaji më i imët muskuli, damarët që gjallërojnë mbi trupin e Vokrrit, pastaj drapëria e veshjes, lakimet nga fanela të përsëritura e që rrezatojnë me theksimin e muskujve, shprehin atë realizmin dhe besnikërinë ndaj kësaj lëvizje. Shtatorja e meriton të jetësohet në harmoni me eksterierin dhe vërtetë krijon një emocion ringjallës të legjendës së futbollit.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …