Bashkim Ramosaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u kërkon institucioneve t’i marrin parasysh kërkesat për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka bërë ftesë  institucionet e Kosovës që t’i marrin parasysh kërkesat e tij në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. i ka thënë se punimet në këtë rrugë do të vazhdojnë dhe ligjet që e pengojnë ndërtimin e kësaj rruge janë të padrejta për qytetarët e Deçanit, sepse nuk mund t’u mohohet 70 mijë qytetarëve të Komunës së Deçanit një e drejtë, sikur është kjo. Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna jonë i ka 41 167 banorë rezidentë dhe rreth 30 000 banorë që jetojnë në botën e jashtme. Është diskriminuese që këtyre banorëve mos t’u jepet shpresë dhe motiv për të jetuar në këtë qytet”, ka thënë Ramosaj. Ai ka theksuar për “Epoka e Re”  se institucionet qendrore duhet ta ndreqin këtë padrejtësi që e kanë krijuar vetë. “Institucionet është dashur që sa më shpejt të merren seriozisht me kërkesat që unë i kam adresuar përmes letrës së hapur. Pra, të mos na fusin në një rrugë të keqe, që nuk i bën nder askujt në këtë shtet, e sidomos Komunës së Deçanit. Padrejtësinë që e kanë krijuar vetë është mirë ta rregullojnë vetë e jo të abuzojnë me një qytet dhe me të ardhmen e këtij shteti”, është shprehur mes tjetash. kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …