Gramoz Ruçi: Nderimi për dëshmorët është shenjë e pjekurisë dhe fuqisë së një kombi

Kryekuvendari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e ka uruar kryekuvendarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi, Talat Xhaferit, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. “Me rastine rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju dërgoj urimet më të mira të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personale. Rizgjedhja Juaj në këtë detyrë të lartë është një tregues i lidershipit Tuaj të sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar, gjatë katër viteve të legjislaturës së kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rizgjedhja Juaj është gjithashtu një tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe i përgjegjësive të saj për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e një shoqërie të drejtë, zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …