Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut ka Vizituar Termocentralin Kosova A,  Divizionin e Prodhimit të Qymyrit dhe Termocentralin Kosova B. Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës. Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës. Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama me nderim e pikëllim të thellë kujton figurën e paharrueshme të Nazif Gashit, ikonës së boksit kosovar

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama me anë të një postimi të tij …