Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Ditëve të fundit zjarrfikësit në Kosovë po përballen me zjarre të shumta fushore dhe pyjore

Ditëve të fundit zjarrfikësit në Kosovë po përballen me zjarre të shumta fushore dhe pyjore. E gjithë kjo po ndodhë si pasojë e thatësirave dhe temperaturave të larta në vend, por që në masë të madhe janë zjarrëvënie të qëllimshme, apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Tanimë kur po afrohet periudha në të cilën fermerët e papërgjegjshëm bejnë djegiet e qëllimshme të hamulloreve në arat e tyre, institucionet përgjegjëse, sidomos organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë aktive në terren. Duhet të merren masat e nevojshme parandaluese, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrvënijeve të qëllimshme nga këta persona, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore, nëse bëjnë shkelje. Këto zjarre, përveç dëmeve në fusha bujqësore dhe në pyje, shkaktojn rrezik të përgjithshëm duke rrezikuar edhe vetë jetën e qytetarëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …