Yonatan Touval: Vendimi i Izraelit për të njohur Kosovën pas 12 viteve është i vonuar dhe është bërë për arsye të gabuara

Yonatan Touval: Vendimi i Izraelit për të njohur Kosovën pas 12 viteve është i vonuar dhe është bërë për arsye të gabuara

Mos mendoni se njohja reciproke është një tjetër përparim i botës myslimane “në epokën e Trumpit” për Izraelin. Ishte Izraeli ai që refuzoi ta njohë Kosovën për 12 vjet.

Njoftimi se Izraeli dhe Kosova kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike është një zhvillim i mirëpritur për të dyja kombet. Por siç ndodh shpesh me udhëheqjen e Izraelit, ky zhvillim jo që është i vonuar por është bërë edhe për arsye të gabuara. Për më tepër deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë duke e konsideruar këtë si një fitore tjetër për Izraelin brenda botës arabe dhe myslimane është shumë përbuzëse e që shumë pak ka të bëjë me marrëdhënie diplomatike.

Meqenëse Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të 2008, ajo ka fituar njohje të madhe ndërkombëtare. Në mesin e vendeve që e kanë njohur atë, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Fatkeqësisht edhe përkundër përpjekjeve kosovare për të fituar njohën e Izraelit dhe për të krijuar marrëdhënie diplomatike me të, Izraeli ka refuzuar ta bëjë këtë. Deri tash kjo qëndron.

Refuzimi i Izraelit për ta njohur Kosovën ka një numër të madh arsyesh, ku shumica arrijnë mbi një paralelizëm që i bëjnë Kosovës me Palestinën, kështu duke e parë si të rrezikshme pavarësinë e Kosovës ku sipas tyre mund të ngjallte zhvillime si ato palestineze. Jeruzalemi shqetësohej se njohja e Kosovës mund të ndihmonte në krijimin e një precedenti për shkëputjen e njëanshme që mund të fus në konflikt pakicën e brendshme arabo-palestineze të Izraelit veçanërisht atë Galile. Sigurisht kjo nuk ka qenë vetëm arsyeje e Izraelit për mos njohjen e Kosovës, edhe vendet brenda Bashkimit Evropian si Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania, ndajnë të njëjtin shqetësim.

Po ashtu Jeruzalemi ishte i frikësuar që suksesi i Kosovës dhe vendosmëria e ndërkombëtarëve do ta impononte një zgjidhje për konfliktin Izrael-Palestinë.

Arsyeja tjetër është edhe Rusia (mbrojtësi shekullor i Serbisë, i cili ka kundërshtuar fuqishëm njohjen e pavarësisë së Kosovës) dhe islamofobia.

Ndërsa tash fakti që Netanyahu ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës është i detyruar para së gjithash nga presioni amerikan (një dëshirë e Shtëpisë së Bardhë për tu mburrur me një fitore tjetër diplomatike, me zhvendosjen e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jeruzalem). Pra vendimi i Izraelit për t’iu nënshtruar presionit amerikan pasqyron faktin se tashmë arsyet tradicionale të tyre që e kanë penguar për ta njohur pavarësinë e Kosovës kanë humbur forcën e tyre.

Qëndrimi i palestinezëve në skenën globale është në një pikë të dobët. Prandaj, ata nuk janë në gjendje të deklarojnë pavarësinë e tyre edhe nëse e deklarojnë, siç kërcënuan ta bënin, veprimi i tyre ndoshta nuk do të fitonte mbështetjen universale.

Në të njëjtën kohë, ndjenjat separatiste midis popullatës arabo-palestineze të Izraelit gjithnjë e më shumë duket se nuk kanë ndonjë ndikim të madh. Në të vërtetë, siç dëshmohet nga zhurma e krijuar nga klauzola në planin e Trump “Paqja për prosperitetin”, që do të lejonte transferimin e zonave brenda të ashtuquajturit Trekëndësh në shtetin e ardhshëm të Palestinës, popullsia Arabo-Palestineze e Izraelit është më e përqendruar të shijojë barazinë e plotë brenda Izraelit sesa të shkëputej prej tij.

Më në fund shqetësimet për një zgjidhje të imponuar ndërkombëtarisht të konfiktit izraelo-palestinez është diskutuar gjatë viteve të fundit, bota është lodhur nga Lindja e Mesme dhe asnjë kërcënim nga ana e presidentit Trump ka rezultuar të jetë anti-Palestinez, njësoj pritet të jetë edhe me kandidatin demokrat, Joe Biden nëse ai i fiton zgjedhjet e nëntorit.

Vendimi i Izraelit për të njohur Kosovën pas 12 vjetëve jo që është tepër i vonshëm por është bërë edhe për arsye të gabuara. Shqetësimi për paralelizmin e perceptuar me Palestinën dhe deklaratat e vazhdueshme të serbëve se “Kosova është Jeruzalemi ynë”, ka qenë një ankth izraelit.

Kjo dhe më shumë, në kundërshtim me deklaratat e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Robert O’Brien, Kryeministrit, Benjamin Netanyahu, Ambasadorit të ShBA-së në Izrael, David Friedman dhe Ambasadorit Izraelit të KB, Gilad Erdan, bashkëpunim midis Izraelit dhe Kosovës nuk mund të konsiderohet si përpjekje e madhe për të sjelluar paqe mes Izraelit dhe botës myslimane.

Të mendosh kështu është shumë përbuzese dhe kjo nxjerr në pah faktin se është Izraeli ai që ka refuzuar të njohë Kosovën gjatë gjithë këtyre viteve e jo Kosova ta njohë Izraelin.

Që popullata e Kosovës është një komb me shumicë myslimane nuk duhet të llogaritet si një pushtim nga Trumo dhe Netanyahu.

“Një ditë tjetër e madhe për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova dhe Izraeli me shumicë myslimane kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Te lumte! Më shumë kombe islamike dhe arabe do të ndjekin së shpejti!”, kjo dekalratë e presidentit Trump denigron rëndësinë e historisë dhe gjeografisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …