Në Komandën e Forcave Tokesore në Burim mbahet gara ekipore “Ujku Garues 2020”, marrin pjesë 14 ekipe të FSK-së

Në Komandën e Forcave Tokesore në Burim mbahet gara ekipore “Ujku Garues 2020”, marrin pjesë 14 ekipe të FSK-së

Në Komandën e Forcave Tokesore në Burim është mbajtur gara ekipore “Ujku Garues 2020” ku morën pjesë 14 ekipe të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Hapjen e garës e bëri Komandanti i KFT-së Gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj i shoqëruar nga Drejtori i NALT Gjeneral brigade Frank BEST, gjeneral Hadregjonaj ju uroi suksese pjesmarrësve, ndërsa stafit të intruktorëve i kërkoi profesionalizëm dhe integritet të lartë në kryerjen e detyrës, më pas së bashku përcollën realizimin e garës. “Ujku Garues” për herë të parë është mbajtur në vitin 2015 si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të kontigjentit Slloven.

Garën e karakterizon aspekti organizativ, vlerësues, shpirti garues, profesionalizmi dhe angazhimi maksimal i ekipeve. Ekipet garuese sfidohen në nëntë disiplina: vrapimi 3.2 KM, vëzhgimi, zhvendosja e blindës, kalimi i zonës së rrezikshme, bartja e municionit, qitja me armë , hedhja e granatës, bartja e të lënduarit, kalimi i zonës së minuar. Sot në ceremoninë e ndarjes së qmimeve të pranishëm ishin: Gjeneralmajor Enver Cikaqi, Komandanti i Gardës Gjeneral brigade Xhevahir Geci, Kolonel Mehmet Lladrofci, RRM FSK Genc Metaj, Komandantet e Regjimenteve të KFT dhe Rreshterë majorët e njësive.
Tri qmimet e para shkuan për ekipet:
Vendi i parë njësia KOMANDO Beretat e Gjelbërta
Vendi i dytë K2B Regjimenti i 2-të i Këmësorisë
Vendi i tretë KMB Regjimenti i 1-rë i Këmbësorisë

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …