Teuta Haxhiu: shtë për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Teuta Haxhiu: Është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka quajtur spektakël bastisjen që po ndodh nga Eulex në zyrat e OVL-UÇK-së. Ajo në seancën e sotme plenre në Kuvendin e Kosovës ka shprehur keqardhje për këtë gjendje, derisa i ka bërë thirrje “drejtësisë transparente” që mos të ndodhin gjëra të tilla. Sipas saj të gjithë të ftuarit nga Tribunali i Hagës i janë përgjigjur vullnetarisht dhe pozitivisht atyre. “Është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e OVL-UÇK-së. Prandaj bëjmë thirrje drejtësisë transparente që mos të ndodhin spektakle të tilla se të gjithë të ftuarit nga Tribunali i Hagës, gjithë ata veteranët kanë qenë vullnetar dhe janë të gatshëm të përgjigjen Hagës. Por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”, tha ajo. Bastisja e Eulexit në zyrat e OVL-UÇK-së është duke vazhduar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon hetim për incizimin në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me incizimet e publikuara …