Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Arrestimet kanë filluar…..

 Prapë për Gjykatën Speciale dhe zyrtarët shqiptarë, jo vetëm të Republikës së Kosovës….!

Pse, duhet çlirimtarët të arrestohen?

Pse, çlirimtarët para drejtësisë?

Pse, familjarët e viktimave të arrestohen dhe në gjykatë të dërgohen?…..

Ju udhëheqës, gjykatës, prokuror të Gjykatës Speciale, nëse deri tani se keni kuptuar, se viktimën jeni duke gjykuar, jeni vonuar dhe keni humbur, asgjë s’keni fituar…..

Kriminelët me viktimat doni t’i barazoni! Po gaboni, çlirimtarët e Lirisë, nuk kanë vrarë gra e fëmijë, gra nuk kanë dhunuar dhe asnjë serb nuk e kanë masakruar!

Regjimi, kriminel, barbar, shovinist, gjenocidial i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, ka kryer masakra dhe ka bërë, spatrim etnik në Kosovë.

Vrasjet e shumta dhe të kidnapuarit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, ndaj civilëve të pa armatosur shqiptar i ka parë e gjithë bota mbarë….!

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Mbi 10.000 gra të dhunuara dhe gjatë luftës, janë kidnapuar rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara!….

Pse u dashka, çlirimtarë të gjykohen?

Pse, kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, pse kanë derdhur gjak dhe kanë humbur gjymtyrët e tyre për Liri?…

Ju, zyrtarë shtetëror jo vetëm të Republikës së Kosovës, ku jeni fshehur, jeni strukur dhe jeni paluar?

Reagoni dhe botës mbarë, ju tregoni….

Shqiptarët ishin viktima!

Shqiptarët, u vranë u masakruan dhe nga shtëpitë e tyre u dëbuan!

Ku jeni, ju zyrtarë shtetëror!

Mos u frigoni, jo të gjithë ju mundë të arrestoheni!

Nëse të bashkuar reagoni, botës mbarë do i tregoni se jeni të gatshëm përsëri, për UÇK-ës dhe Republikën të sakrifikoheni.

 

Petrit Dibrani: Oj pasqyrë, pasqyrë në mur – kush është më inteligjent, se unë……

 

Koodinatori i ri për Siguri Kibernetike, z. Zafir Berisha ka thënë se me emërimin e tij është bërë nje sensibilizim në vendin tonë.

“Në gjithë këtë zhurmë të madhe e kam pa një të mirë, sepse duke u marrë me mua, faktikisht kanë filluar edhe ata që se kanë ditur se çka është siguria kibernetike me mësu. Megjithatë u bë një sensibizilim i cili i ka munguar vendit tonë”, tha Berisha.

Të qenurit qesharak, dmth të jesh intelegjent, po të mendosh se duke u kritikuar nga shumica e qytetarëve, kanë filluar edhe ata që se kanë ditur, se ç’ka është siguria kibernetike me mësu, do të thotë; oj pasqyr pasqyr në mur, kush është më intelegjent s’e unë?…..

  1. E gjithë dituria jonë është pjellë e perceptimeve tona.
  1. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon.
  1. Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojë dituri…

I lartëcekuri këto, për fillim t’i mësojë.

Unë personalishtë, jam i bindur se i lartëcekuri, nuk dinë të punoj me kompjuter, e lëre më të jetë Kordinator Nacional për Siguri Kibernetike, që as fjalën Kibernetike nuk e kupton…..

Degradim më i madhë, i institucioneve të Republikës, se zgjedhja në pozita shtetërore i njerëzve të paarsimuar ose pa diplomë adekuate dhe pa përvojë për pozita të caktuara, është vetëm korrupsioni asgjë tjetër. Zyrtarë dhe pa diplomë, kjo ndodhë vetëm në Republikën tonë.

“Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur”!

Zyrtarët qesharak, të dështuar ende punën pa filluar!!!!!

Medet për qytetarët dhe Republikën….!

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …