cameria

Sot në Dortmund të Gjermanisë, u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë

Sot në Dortmund të Gjermanisë, u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, Kryetar u zgjodh, Qemal Kryeziu, mësues me banim në Hagen, dhe këshilltar, Rrustem Geci, shkrimtar me banim në Dortmund. Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, në Dortmund, do merret me Bashkimin e Shqiptarëve në Gjermani për çlirimin e Çamërisë. Veprimtaria e këshillit do të jetë në kordinim të plotë me Shoqatën Demokratike “Çamëria“ në Hollandë. Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në Dortmund, përkrahë Dosjen Çame kundër Gjenocidit Grek, të dorëzuar nga Shoqata Demokratike „Çamëria“ në Hollandë, dhe të pranuar nga Prokuroria Ndërkombëtare, në Den Hagë. Këshillat Ndërkombëtare të Çamërisë së shpejti do të formohen në shumë qendra të qyteteve në Gjermani. Dobia historike e rikthimit të çamëve në trojet e tyre, dhe Bashkimit i Trojeve Shqiptare, u tha me këtë rast, krijon paqen afatgjatë në Ballkan. Në Këshill, u tha se, shqiptarët janë popull gjysh në Evropë, dhe popull qytetërues në të gjitha kalimet historike. Greqia e di mirë s´e si është krijuar kombi grek. Prandaj, shqiptarët në mërgim do të punojnë shumë, ( pa ndikim besimesh, dhe partish ), për rikthimin e çamëve, dhe Çlirimin e Çamërisë. Nuk duami asnjë pëllëmbë toke të huaj, por, tokën tonë 13 mijë vjeçare çame dhe arbanite s´mund ta falim!

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …