Brickos

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me Nuredin Lushtakun, kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me nënkryetarin, Nuredin Lushtakun, vizituan familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtakun, kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, i cili të premten është arrestuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale dhe është dërguar në Hagë.  Vizituam  bacën Avdullah, i cili pavarësisht sfidave që ka kaluar ende mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut dhe shokëve të tij. Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës, tha mes tjerash Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …