Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është zemëruar me qytetarë serbë, të cilët tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë. Lëreni ju amerikanët, gjermanët, turqit, çfarë të bëjmë ne me serbët? Ata po iu tregojnë shqiptarëve, kroatëve, se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë. Daçiç, teksa shkoi më tej me këtë deklaratë tha se serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët, pasi sipas tij nuk ka mundësi që dokumente sekrete në të cilat flitet për krimet e luftës dhe u realizuan nga shërbimi serb BIA, të bien në duart e njerëzve të UÇK-së. “Tani jua them, shikoni atë misionin e Veljko Odaloviq për gjetjen e personave të humbur, që pak nga pak shkojnë e hulumtojnë disa lokacione, të cilat i raportojnë disa spiunë të caktuar, tha Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …