Sindikata e Punëtorëve të ANP “Adem Jashari” thotë se ka mungesë të madhe të punëtorëve

Pasi janë lehtësuar pak masat, mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës por u katërfishohet çimimi i biletave

Pasi që masat janë lehtësuar për vizitën në vendlindje, mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës, mirëpo kjo po u kushton shumë. 12 fluturime u realizuan të dielën në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Zvicra pasi kjo e fundit largoi masën e karantinimit për shtetasit që vizitojnë Kosovës. Përmes portës së vetme ajrore në vend për katër ditë, nga e shtuna priten të futen 20 mijë persona nga vendet e ndryshme evropiane. “Për një kohë shumë të shkurtër janë katërfishuar biletat”, tha një qytetar. Nga kompanitë e fluturimeve thanë se arsye për rritjen e çmimeve është fluksi i pasagjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …