Ministri Krasniqi e takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, diskutojnë për mundësinë e investimeve

Ministri Krasniqi e takon ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, diskutojnë për mundësinë e investimeve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin kanë biseduar për raportet tregtare, mundësinë e investimeve, rolin e diasporës shqiptare, turizmin dhe bujqësinë. Ai fillimisht ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës. Ministri ka theksuar nevojën për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit dhe urave lidhëse të bizneseve Kosovë-Zvicër, duke iu bërë ftesë investitorëve zviceranë që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë. Duke folur për turizmin malor, ministri ka përmendur vendet me potencial të mrekullueshëm për skijim, si: Brezovica, Rugova, Brodi dhe Shala e Bajgores. Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka falënderuar ministrin për informacionet e prezantuara dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit helvetik për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …