LDK-ja ka reaguar, kundër sikur thuhet, përpjekjeve bizare dhe neveritëse të Lëvizjes Vetëvendosje! për ta njollosur kryeministrin Isa Mustafa dhe familjen e tij. Sipas kësaj partie, përpjekjet e kësaj lëvizje janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore. “LDK-ja konsideron se përpjekjet janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore për zhytjen e vendit në kaos, anarki dhe gjakderdhje, për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera. Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa për shitjen dhe servisimin e veturave BMW është duke bashkëpunuar me një kompani serbe.
