Qeveria e Kosovës dënon dëmtimin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës

Qeveria e Kosovës dënon dëmtimin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës

Qeveria e Kosovës ka reaguar kundër dëmtimit të varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës. Ajo kërkon nga organet kompetente që të zbardhin se si janë dëmtuar varrezat dhe të zbulojnë kryesit eventual të këtyre veprimeve vandale e t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë e cila  zotohet se  do të përkrahë rindërtimin e varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll. “Qeveria e Kosovës, me këtë rast, shpreh përkushtimin e saj të plotë për të vazhduar realizimin e aspiratave të të gjithë njerëzve që punuan dhe luftuan për liri dhe për Kosovën shtet sovran e të pavarur, të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet tjera mike”.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …