Trump e vlerëson angazhimin e palëkundur të Kosovës për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në botë

Trump e vlerëson angazhimin e palëkundur të Kosovës për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në botë

Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Në të, Trump e falënderon Hotin për vizitën në Shtëpinë e Bardhë ku u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit për normalizim ekonomik me Serbinë. “Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar Hoti. “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në botë. Pres vazhdimin e fuqizimit të partneritetit mes kombeve tona, dhe dërgoj urimet e mija më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera përmbajtjen e letrës që Trump ia ka dërguar Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …