Është arrestur kryetari i Burimit, Haki Rugova si dhe dy zyrtarë komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Është arrestur kryetari i Burimit, Haki Rugova si dhe dy zyrtarë komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Për të dytën herë kryetari i Komunës së Burimit, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij. Siç bëhet e ditur, arrestimi i Rugovës së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të komunal, lidhet me dhënien e disa parcelave të Komunës për shfrytëzim nga kompania “Ma Con”, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes. Në Komunën e Burimit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Policia e Kosovës, pa folur për identitete, ka treguar dyshimet fillestare për këta zyrtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …