Luftime të rrepta mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Në luftimet në vijat e  frontit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, humbën jetën 70 ushtarë armenë dhe u shkatërruan 5 tanke të tyre. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit u njoftua se vazhdojnë tensionet në linjën e frontit, ndërsa iniciativa për rimarrjen e tokave të humbura nga ana e forcave armene ka qenë e pasuksesshme dhe se është hapur zjarr mbi vendbanimet civile të Azerbejxhanit. Pasi ushtria u kundërpërgjigj ndaj këtyre sulmeve, në zonën Magadiz të rajonit Agdere u shkatërrua Shtabi ushtarak i forcave armene. Ministria njoftoi se në përleshje janë shkatërruar 5 tanke dhe 5 automjete me municione të forcave armene ndërsa janë vrarë rreth 70 ushtarë armenë. Në deklaratë gjithashtu u theksua se gjatë përleshjeve në dy ditët e fundit kanë rënë dëshmorë 16 ushtarë azerbejxhanas. Kremlini zyrtar ka akuzuar Turqinë, e cila sipas tij po qëndron prapa sulmit të Azerbejxhanit kundër Armenisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …