Bordi i Përkohshëm i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha, Fatime Grajqevci dhe U.D. KE, Luigj Imeri te premten ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të Korporatës.

Në këtë takim, konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021. Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratuar të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore qe rrjedhin nga ligji për Ndërmarrjet Publike.

Fare në fund, Bordi i Përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operativ ashtu edhe në atë financiar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …